← Të gjitha shkrimet e blogut

Si organizohet një pastrim profesional në CrystalClean? Nga oferta te kontrolli i cilësisë

Si organizohet një pastrim profesional në CrystalClean?

Te CrystalClean, çdo pastrim profesional fillon me vlerësimin e nevojave të klientit dhe përfundon me kontrollin e punës dhe sistemimin e pajisjeve.

Hapi i parë është komunikimi me klientin. Pasi na kontakton, i kërkojmë fotografi ose video të ambientit dhe informacion mbi sipërfaqen që duhet pastruar. Gjithashtu, e pyesim nëse ka tapiceri që kërkojnë larje profesionale.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, përllogarisim çmimin përmes formulës sonë të vlerësimit, duke marrë parasysh karakteristikat e objektit dhe shërbimet e kërkuara.

Pas konfirmimit të punës, përgatisim listën e produkteve, detergjentëve dhe pajisjeve që do të nevojiten, si edhe përcaktojmë numrin e punonjësve.

Çdo punë organizohet përmes një checkliste digjitale.

Menaxheri ose përgjegjësi i grupit shoqëron ekipin në objekt, organizon pajisjet dhe përcakton detyrat për secilin punonjës.

Gjatë punës, çdo detyrë e përfunduar shënohet në sistem. Punonjësit dokumentojnë procesin me fotografi përpara dhe pas pastrimit, duke bërë të mundur ndjekjen dhe kontrollin e cilësisë.

Por sistemi ynë nuk shërben vetëm për të kontrolluar punonjësit. Ai synon edhe t’i motivojë.

Kemi krijuar një sistem pikësh dhe shpërblimesh të lidhur me cilësinë e punës.

Kur një detyrë kryhet sipas standardit të kërkuar dhe pranohet nga përgjegjësi ose menaxheri, punonjësi përfiton pikë që ndikojnë në bonusin e tij.

Në rast se puna nuk plotëson standardin dhe duhet të përsëritet, sistemi parashikon zbritje pikësh.

Kjo na ndihmon të nxisim përgjegjshmërinë dhe të vlerësojmë punonjësit që tregojnë kujdes ndaj detajeve.

Procesi nuk përfundon kur largohemi nga objekti i klientit.

Në përfundim, të gjitha pajisjet dhe veglat mblidhen, transportohen në magazinën e kompanisë, pastrohen dhe sistemohen për përdorimin e ardhshëm.

Për mua, pastrimi profesional nuk është vetëm rezultati që sheh klienti. Është i gjithë procesi që qëndron pas tij: organizimi, pajisjet, puna e ekipit, kontrolli i cilësisë dhe përgjegjësia për çdo detaj.


← Kthehu te blogu · Kontakto CrystalClean

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *